Ten Hag dhe drejtuesit marrin vendimin

Futboll

Ten Hag dhe drejtuesit marrin vendimin

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:04
Ten Hag

Manchester United dhe Antony Martial do të ndajnë rrugët në fundin e këtij sezoni me francezin që dështoi të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm për trajnerin Erik ten Hag, kjo për faj edhe të problemeve të shumta fizike.

Edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bournemouth, sulmuesi nuk luajti më shumë se 57 minuta duke përfunduar i zëvendësuar nga ana e Ëout Ëeghorst.

Zhgënjimi ishte i qartë në sytë e Martial teksa lojtari iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes për t’u rikthyer vetëm pas disa çastesh në stol. Kështu, pas tetë vitesh pjesë e “Djajve të Kuq” kjo eksperiencë duket pranë fundit.

Pavarësisht kontratës që i përfundon në vitin 2024, drejtuesit janë të vendosur për ta larguar sidomos për të shmangur edhe pagën prej 240.000 paundësh në javë që përfiton aktualisht Martial dhe që rëndon bilancin e anglezëve.

Kujtojmë se synimi kryesor i drejtuesve të United për sezonin e ardhshëm është afrimi i një sulmuesi që garanton gola, aq më tepër me Djajtë e Kuq që me gjasa do të rikthehen të luajnë në Champions League pa lënë pas edhe objektivin për të qenë mes më të mirëve në Premuer League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat