Rasti i Vinicius Jr, “shpërthen” Florentino Perez

Futboll

Rasti i Vinicius Jr, “shpërthen” Florentino Perez

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:17
Florentino Perez

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, foli për fyerjet raciste ndaj Vinicius Jr në Mestalla.

“Dua të njoftoj se Real Madrid nuk do të tolerojë më incidente raciste me lojtarët tanë.

Për ta bërë këtë, struktura e arbitrazhit duhet të ndryshohet në mënyrë që viktima e krimit të mos mbajë përgjegjësi, siç po ndodh tani”, tha Perez.

Ofendimet raciste ndaj Vinicius Jr kanë qenë të përsëritura dhe këtë herë po tejkalon përmasat. Reagimet kanë qenë të shumta dhe të gjithë lojtarët, trajnerët e presidentët e klubeve të ndryshme kanë qenë në mbështetje të lojtarit brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat