Kërkohet me këmbëngulm nga Fenerbahce

Futboll

Kërkohet me këmbëngulm nga Fenerbahce

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:13
Divock Origi

I ardhur me shumë bujë një vit më parë nga Liverpool, sulmuesi belg Divock Origi nuk ka lënë shumë gjurmë te Milani këtë sezon.

Ai ka realizuar vetëm dy gola në 35 ndeshje ku është aktivizuar me kuqezinjtë, ndaj dhe lamtumira e sulmuesit 28-vjeçar duket e paevitueshme.

Sipas mediave italiane, Origi pritet të largohet këtë verë dhe kërkesat në adresë të tij nuk mungojnë, kryesisht nga Premier League.

Gjithsesi, destinacioni i belgut mund të jetë Turqia, ku kërkohet me këmbëngulm nga Fenerbahce, gati të paguajë për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat