Restoranti i Messit ofron “Topin e Artë” në pjatë

Futboll

Restoranti i Messit ofron “Topin e Artë” në pjatë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:35
Restoranti i Messit ofron “Topin e Artë”

Lionel Messi është bërë një tjetër sportist që zotëron një restorant, duke iu bashkuar listës që përfshin, ndër të tjerë, Cristiano Ronaldon djhe Rafa Nadal.

Restoranti i yllit argjentinas ndodhet në hotelin “Mim” në Andorra dhe shefi i kuzhinës është Nadu Jubani.

Restoranti ndodhet në katin e parë të hotelit dhe ofron pjata si ajo e ashtuquajtura “Pulga” dhe ushqime tradicionale të Argjentinës.

Gjithashtu, në menu mund të gjendet edhe “Topi i Artë”, i cili do të shijohet duke paguar vetëm 24 euro.

Është një imitim vizualisht i trofeut që Messi e ka fituar shtatë herë, një ëmbëlsirë e shijshme e veshur me çokollatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat