Ndeshja Gjilani - Ballkani zhvillohet në Therandë

Futboll

Ndeshja Gjilani - Ballkani zhvillohet në Therandë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 14:13
Ballkani

Ndeshja e xhiros së fundit në kampionatin kosovar mes Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet në Therandë.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, mirëpo me kërkesë të Ballkanit dueli do të luhet në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kllubi nga Theranda përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Festa e mbrotjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve.

Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Therandë.

Faleminderit të gjithëve, shihemi të dielën, ora 15:00”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Në një formë, Gjilani i ka bërë “dhuratë” Ballkanit për të festuar titullin kampion para tifozëve të tyre.

Ndeshja zhvillohet të dielën në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat