Emrat që e çuan në këmbë një Kosovë në vitet e 80-ta

Futboll

Emrat që e çuan në këmbë një Kosovë në vitet e 80-ta

Nga: K. Goca Më: 24 maj 2023 Në ora: 19:36
Nga e majta në këmbë: Kolenoviq, ulur në rreshtin e dytë Lemajiq, Shala dhe Paçarada. Në rreshtin e parë nga e majta: Nexhipi dhe Kelmendt

Emrat që nuk harrohen dhe që lanë gjurmë në vitet e 80-ta, padyshim janë futbollistët që me sukses bartën fanellën e gjeneratës së artë të Prishtinës.

Kujtim Shala mbetet i vetmi shqiptar që ka shënuar pesë gola në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, në pranverën e vitit 1988, kur Prishtina e mposhti me rezultat 5:2 Sarajevën.

Shukri Paçarada, portier i asaj kohe, mbahet mend edhe sot për debutimin e tij fantastik në pranverën e vitit 1987, kur Prishtina falë tij ka barazuar në Beograd (0:0) me Cërvena Zvezdën. 

Paçarada u vlerësua me notë 9 nga mediat e ndryshme të republikave ish Jugosllave.

Kjo fotografi është para ndeshjes në Banjallukë me Borcin, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së “Marshall Titos”, ku Prishtina me penallti humbi me rezultat 4:1, pasi ndeshja në kohën e rregull përfundoi 0:0 por edhe në Prishtinë luajti baras (1:1).

Sahit Kelmendi mbahet mend si lojtar luftarak, kapiten në vitin 1988 dhe që e nokautoi midis Beogradit provokuesin e madh, serbin Millosh Driziq, në ndeshjen Rad- Prishtina në praverën e vitit 1988. 

Nga e majta në këmbë: Muhamed Kolenoviq, ulur në rreshtin e dytë Zoran Lemajiq, Kujtim Shala dhe Shukri Paçarada.
Në rreshtin e parë nga e majta: Mensur Nexhipi dhe Sahit Kelmendt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat