Largimi nga Barcelona? Kounde e bën të qartë të ardhmen e tij

Futboll

Largimi nga Barcelona? Kounde e bën të qartë të ardhmen e tij

Më: 25 maj 2023 Në ora: 19:53
Jules Kounde

Së fundmi spekulohej vazhdimisht se mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde nuk është i kënaqur në klub dhe se ka shprehur dëshirën që të largohet nga “Camp Nou”.

Thuhej se Kounde kërkoi largimin pasi që nuk ishte i kënaqur me pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, ashtu siç Xavi po e fut në formacion, pasi që dëshiron të jetë një mbrojtës qendror, raporton KosovaPress.

Tani, Kounde i është përgjigjur këtyre spekulimeve duke e bërë të qartë të ardhmen e tij.

“Për të qenë 100% i qartë, unë nuk e kam kërkuar kurrë largimin nga Barça dhe unë nuk do të largohem nga klubi. Absolutisht nuk shkoj askund”, tha Kounde.

Ndërkaq, para dy ditësh trajneri i Barcelonës, Xavi, tregoi se gjithçka është sqaruar mes tij dhe Koundes.

“Nuk ka asnjë problem me Jules, unë bisedova me të dhe çdo gjë është sqaruar”, tha Xavi.

Kounde pritet të jetë pjesë e projektit afatgjatë të Xavit te Barcelona, dhe kjo e fundit po e planifikon sezonin e ardhshëm me të, pavarësisht interesimit të raportuar të Manchester United dhe Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat