Sheikë në futbollin italian

Futboll

Sheikë në futbollin italian

Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:11
Andrea Radrizzani

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe.

Skuadra zhvilloi një sezon shumë të dobët dhe u rrëzua në Serie B pas 12 viteve të kaluara në elitën e futbollit italian.

Qatar Sport Investment po ndjek një projekt rritjeje dhe zhvillimi në vende të ndryshme.

Dhe futja në futbollin italian është një mundësi që intrigon jo pak manjatët nga Katari.

Al Khelaifi ka një miqësi me Andrea Radrizzani, presidentin e Leeds United, i cili po shqyrton mundësinë e një investimi te Sampdoria.

Një lajm që gëzon tifozët xhenovezë, të cilët presin me padurim rikthimin e skuadrës së zemrës mes më të mirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat