Pronarët e PSG-së synojnë blerjen e Sampdorias

Futboll

Pronarët e PSG-së synojnë blerjen e Sampdorias

Më: 26 maj 2023 Në ora: 12:48
Nasser Al-Khelaifi

Drejtuesit e gjigantit francez Paris Saint-Germain synojnë të blejnë klubin kult italian Sampdoria.

Fondi i investimeve nga Katari i menaxhuar nga Nasser Al-Khelaifi po shqyrton seriozisht mundësinë e bashkimit të Sampdorias në familjen e saj të futbollit.

Klubi italian ka rënë nga elita dhe është në borxhe të mëdha, ndaj kjo do të ishte një zgjidhje ideale për ta shpëtuar nga falimentimi.

Katarianët kanë blerë tashmë 21% të aksioneve të klubit portugez Braga dhe synimi i tyre i radhës është 50% e aksioneve të Malagas spanjolle.

Po ashtu, ata janë afër të blejnë Santoshin në Brazil, derisa planifikojnë të marrin në zotërim edhe një klub në ligën belge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat