Alexandre Pato rikthehet te Sao Paulo

Futboll

Alexandre Pato rikthehet te Sao Paulo

Më: 27 maj 2023 Në ora: 08:37
Alexandre Pato

Alexandre Pato është rikthyer sërish te Sao Paulo.

Klubi brazilian ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me ish-sulmuesin e Milanit.

Pato nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2023. Për të do të jetë kjo periudha e tij e tretë te gjiganti nga Brazili.

“Motivimi është gjithmonë i njëjtë. Më duhet të falënderoj Sao Paulo, Sao Paulo ka diçka ndryshe në karrierën time futbollistike. Më pëlqen shumë klubi, më pëlqen shumë Sao Paulo dhe njerëzit që punojnë këtu. I detyrohem diçka Sao Paulos. Klubi hapi dyert e tij në vizitën time të parë, në 2014, dhe përsëri tani. Shpresoj të përputhem me gjithë dashurinë nga Sao Paulo”, tha 33-vjeçari.

“Tifozët më kanë mirëpritur gjithmonë. Dhe e ndjej. Dashuria ime për tifozët e Sao Paulos është e ndryshme. Është e vështirë edhe të shpjegohet. Gjithçka që bëj për Sao Paulo është për dashuri. Tifozët e Sao Paulos më motivojnë. Është si një familje, me një marrëdhënie të vërtetë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat