Gjimshiti sfidon sonte Lukakun

Futboll

Gjimshiti sfidon sonte Lukakun

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:23
Berat Gjimshiti

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, Berat Gjimshiti, mbrojtësi 30-vjeçar i Atalantës, theksoi aftësinë e sulmuesit belg, Romelu Lukaku në duelet një kundër një për topin dhe ritmin e tij si elementë që do t’ua bëjnë edhe më të vështirë transfertën e sotme në “San Siro”.

“Big Rom” do të startojë titullar kundër Atalantës.

Ky nuk do të jetë një lajm i mirë për mbrojtjen e Atalantës, sipas GJimshitit: “Lukaku është me të vërtetë i vështirë për t’u kontrolluar. Veç anës fizike, ai është gjithashtu shumë i shpejtë”.

I pyetur se çfarë ka parë nga Interi ndaj Fiorentinës, Gjiimshiti është përgjigjur: “Lojtarë cilësorë, me mjaft përvojë. Zikaltrit dinë t’i marrin pikët maksimale edhe kur nuk luajnë në mënyrën më të mirë të tyre”.

Rreth rolit të tij në fushë: “Luaj si mbrojtës qendre.

Në të majtë isha më i lirë për të marrë pjesë në aksionet përpara, por me Gasperinin e kisha nisur në qendër.

Kjo është thjesht një sfidë tjetër; je njeriu i fundit, ke nevojë për më shumë vëmendje, ke më shumë duele”.

Për golin ndaj Interit në vitin 2018: “Ishte 11 nëntori 2018, goli im i parë në Serie A. Një kujtim i mirë dhe një nxitje e mirë, veçanërisht për ata që ishin atje.

Një nga ndeshjet më të mira të luajtura me Gasperinin.

Sot goditjet e lira i ekzekutojnë Koop, Muriel dhe Zappacosta: Unë jam këtu…”

Për shanset e kualifikimit në Champions League: “Për sa kohë që ka një shpresë, nuk dorëzohemi.

Pas kësaj, ndoshta do të jetë një keqardhje. Dhe në rast se do të qortojmë veten për mungesën e vazhdimësisë, ne i kishim shanset tona.

Një shije që do të na shtyjë të japim më të mirën. Kemi Ligën e Konferencës, por mund të jetë “Europa League”, nëse jo Champions League.

Dhe nëse fitojmë me Interin, kjo shpresë e famshme do të jetë pak më konkrete”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat