PSG është shumë pranë një tjetër goditjeje

Futboll

PSG është shumë pranë një tjetër goditjeje

Më: 27 maj 2023 Në ora: 13:06
Reali

PSG është shumë pranë një tjetër goditjeje në merkaton e verës dhe ndryshe nga rastet e tjera kur ka shpenzuar miliona, këtë herë bëhet fjalë për një goditje me parametra zero.

Klubi parisien është në bisedime të avancuara me yllin e Realit, Marko Asensio i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me kampionët e Europës dhe zyrtarisht do të largohet si futbollist i lirë në merkaton e verës.

Menaxheri i Asensios është Jorge Mendez që ka një marrëdhënie shumë të mirë me drejtorin sportiv të PSG-së, Luiz Kampos.

Pak javë më parë, Asensio ishte në rrugën e duhur për të rinovuar kontratën me Realin, por ditët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe tratativat kanë dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat