Koln-Bayern, formacionet zyrtare

Futboll

Koln-Bayern, formacionet zyrtare

Më: 27 maj 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 15:30 stadiumi “RheinEnergieStadion” do të jetë nikoqir i përballjes mes Kolnit dhe Bayern Munichut, e vlefshme kjo për xhiron e 34 në Bundesliga.

Fitorja e Bayernit nuk do të ketë vlerë sot nëse skuadra e Borussia Dortmundit e mposht Mainzin, prandaj kampioni në fuqi i Bundesligas duhet të shpresojë në dështimin e Dortmundit.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Kolni barazoi 1:1 me Werder Bremenin, kurse Bayerni pësoi humbje 3:1 ndaj RB Leipzigut.

Momentalisht, Bayerni zë vendin e dytë në tabelë me 68 pikë të arkëtuara, krahas Kolnit që renditet në vendin e 10 në kuotën e 42 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Kolnin nuk do të paraqiten Adamyan, Andersson, Dietz, Tigges dhe Uth, kurse te Bayerni mungojnë Davies, Neuer dhe Wanner.

Tanimë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Koln (4-2-3-1): Shwabe; Hector, Chabot, Hubers, Schmitz; Skhiri, Martel; Malna, Kainz, Ljubicic; Selke

Bayern Munich (4-2-3-1): Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Gravenberch; Sane, Muller, Coman; Gnabry

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat