Donnarumma për Buffon: Më i miri i të gjitha kohërave

Futboll

Donnarumma për Buffon: Më i miri i të gjitha kohërave

Më: 27 maj 2023 Në ora: 15:28
Buffon

Nga Gigi në Gigio hapi është i shkurtër. Që kur Donnarumma u “gradua” titullar te Milani, u kuptua se porta e kombëtares italiane kishte gjetur një zëvendësues të denjë për Buffon.

Fillimisht, ish-portieri i Juventusit veproi si një “pulë nënë” për të, për t’i lënë më pas hapësirë, ​​pasi nuk arriti të kualifikohej në Botërorin 2018.

Një rrugë e re që e çoi portierin aktual të PSG-së drejt fitimit të Kampionatit Evropian. Por Donnarumma nuk i harron këshillat dhe ndihmën e shumtë që i dha Buffon.

Këto janë fjalët e tij për mikrofonat e portalit francez “Onze Mondial”: “Është e vështirë të flas vetëm për një këshillë që më dha Buffon, më shumë se çdo gjë tjetër, sepse më dha dhjetëra të tilla dhe të gjitha më ndihmuan të rritesha.

Pata privilegjin për të ndjekur gjurmët e portierit më të madh të të gjitha kohërave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat