Si është skuadra? Flet Allegri

Futboll

Si është skuadra? Flet Allegri

Më: 27 maj 2023 Në ora: 15:40
Max Allegri

“Matematika nuk na lë jashtë çdo gjëje, ka ende një shpresë për të hyrë në Europë dhe duhet të konsolidojmë renditjen”.

Max Allegri i kërkon Juventusit shpagim të menjëhershëm në funksion të ndeshjes së madhe të së dielës në mbrëmje në “Allianz Stadium” kundër Milanit.

Si është skuadra?

"Ishte një javë e vështirë dhe jo e mirë, duke parë rezultatet, pas zhgënjimit në Sevilla dhe humbjes në Empoli.

Nesër, kundër Milanit, do të jetë një mbrëmje e mirë, sepse është e fundit në stadiumin tonë.

Duhet të rikthehemitë fitorja  dhe të konsolidojmë renditjen.

Ndeshja e së nesërmes na jep ende shpresë për të hyrë në Evropë dhe më pas është e fundit e një sezoni që ishte sigurisht i vështirë. Më pas mund të fillojmë përsëri nga këtu dhe të vlerësojmë gjërat për sezonin e ardhshëm.

 Nesër luhet ndeshja e fundit e këtij sezoni në shtëpi. Do të jetë sfidë shumë e fortë, si gjithmonë Juventus-Milan.

Humbja ndaj Empolit e komplikoi procesin. Matematika nuk na lë jashtë asgjëje, duhet të jemi shumë të mirë në të", tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat