Torino bën befasinë

Futboll

Torino bën befasinë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 17:55
Torino

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e vlefshme për javën e 37-të të Seria A.

Torino fitoi në transfertë me rezultation 4-0 përballë Specias duke komplikuar shumë pozitat e vendasve, që rrezikojnë rënien nga kategoria.

Një autogol i Visnievskit zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, ndërsa Iliç, Riçi dhe Karamoh shënuan për miqtë në pjesën e dytë. Komplikohet mbijetesa e Specias, që rrezikon të kalohet në renditje nga Verona.

Salernitana përmbysi Udinezen dhe fitoi me shifrat 3-2 në një sfidë të mbushur me gola dhe emocione.

Miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë, por Kastanos ngushtoi shifrat për vendasit në pjesën e parë.

Kandreva barazoi shifrat në pjesën e dytë, ndërsa Trust-Ekong shënoi golin e fitores për Salernitanën në kohën shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat