Titulli i 38-të në histori, askush si Benfica

Futboll

Titulli i 38-të në histori, askush si Benfica

Më: 27 maj 2023 Në ora: 23:05
Benfica 

Benfica shpallet për herë të 38-të në histori kampione e Portugalisë, duke thelluar kështu rekordin e titujve, teksa u rikthye të triumfonte pas 3 vitesh mungesë.

Titulli i fundit që Benfica kishte fituar ishte ai i vitit 2019. 

Në ndeshjen e javës së fundit të elitës së futbollit portugez, “Shqiponjat”, që kryesonin me dy pikë më shumë se Porto, mposhtën 3-0 Santa Klarën, duke e mbyllur sezonin në kuotën e 87 pikëve, ndërsa Portos së vendit të dytë nuk i vlejti suksesi 3-0 ndaj Guimareshit. 

Ndërkohë për sa i përket renditjes, skuadra e tretë portugeze që do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm është Braga, që falë barazimit 1:1 në fushë ne Boavistës la në vendin e katërt Sportingun. 

Për sa i përket titujve në Portugali, kryeson Benfika me 38 e ndjekur nga Porto me 30 dhe Sportingu me 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat