Hamann nuk e ka fshehur mendimin e tij

Futboll

Hamann nuk e ka fshehur mendimin e tij

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:21
Hamann

Duke folur në studiot e Sky Sport, eksperti Dietmar Didi Hamann ka folur për të ardhmen e Thomas Tuchel, trajnerit të Bayern Munich, i cili pas fitimit të titullit të Bundesliga-s me klubin bavarez mund të vendosë edhe largimin.

Arsyeja? Disa zgjedhje dhe mënyra se si është sjellë klubi në orët e fundit me lajmërimin e shkarkimit të Kahn dhe Salihamidzic pak minuta nga triumfi i kampionatit.

Hamann nuk e ka fshehur mendimin e tij kur është fjala për të folur për të ardhmen e trajnerit: “Kur sheh njerëzit të trajtohen kështu, duhet të pyesësh veten: “A dua të punoj për këtë klub?”, tha ish-lojtari duke folur për atë që mund të mendojë tani Tuchel.

“Për mendimin tim nuk mund të përjashtohet që Tuchel të vendosë të largohet me vullnetin e tij të lirë”.

Në këtë pikë do të shohim se çfarë do të ndodhë në klubin bavare, i cili pritet të kalojë një verë vërtetë të nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat