​Pochettino nënshkruan me Chelsean

Futboll

​Pochettino nënshkruan me Chelsean

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:29
​Pochettino

Mauricio Pochettino raportohet se ka nënshkruar kontratë trevjeçare për të marrë drejtimin e Chelseat këtë verë.

Ish-trajneri i Tottenhamit dhe Paris Saint-Germain kuptohet se ka rënë dakord për kushtet personale me “Blutë” në fillim të këtij muaji, me synimin për të marrë timonin e skuadrës në fund të këtij sezoni.

Pochettino tani më në fund ka nënshkruar kontratën për të zyrtarizuar emërimin, derisa klubi anglez pritet që së shpejti të dal me komunikatë zyrtare.Epoka e Pochettinos pritet të fillojë javën e ardhshme, me argjentinasin që do të nënshkruajë një marrëveshje që do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2026.

51-vjeçari do të pasojë Frank Lampardin në “Stamford Bridge” pasi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Chelsea-t mori drejtimin e skuadrës përkohsisht deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Graham Potter .

Chelsea pret Neëcastle United në xhiron e fundit të sezonit këtë pasdite derisa renditet në vendin e 12-të në tabelë dhe duke e ditur se përfundimi i tyre më i mirë i mundshëm është vendi i 11-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat