Rashkaj: E keni degraduar futbollin në Kosovë, as në filma të Hollywoodit nuk sheh këso skena

Futboll

Rashkaj: E keni degraduar futbollin në Kosovë, as në filma të Hollywoodit nuk sheh këso skena

Më: 28 maj 2023 Në ora: 18:57
Rashkaj

Ka përfunduar në mënyrë të çuditshme sezoni 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.

Fokusi kryesor ishte në dy ndeshjet e mbijetesës. Ferizaj u përball me Dukagjinin, kurse Trepça’89 me Prishtinën.

Te këto dy ndeshje pati shtyrje të ndeshjes, ndërprerje të lojës, vonesa e shumë minuta lojë shtesë.

Ferizaj dhe Trepça’89 ishin në garë për mbijetesë, teksa në dy ndeshjet kishte episode të çuditshme.

Ferizaj arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes 2:1 ndaj Dukagjinit, duke mbetur në pozitën e tetë që dërgon në barazh dhe duke i ikur rënies nga liga.

Pas këtyre ndeshjeve, kanë shpërthyer kritikat në formë përqeshje në rrjetet sociale nga futbolldashësit tanë.

Ishte ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj që reagoi në profilin e tij në Facebook.

“Marre. E keni degradu futbollin në Kosovë.

As në filma të Hollywoodit nuk sheh ksi skena. Me pas qejf futbollin edhe me dit(kuptu) futbollin janë dy gjëra të ndryshme”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat