Bashkimi rikthehet në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Bashkimi rikthehet në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.G. Më: 28 maj 2023 Në ora: 23:41
Bashkimi

Pasditen e sotme u luajtën të tria ndeshjet e barazhit për Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. 

Dihen skuadrat që sezonin e ardhshëm do të luajnë në ligën e dytë, Bashkimi (Kumanovë), Teteksi (Tetovë) dhe Vardari (Negotinë).

Në stadiumin "Boris Trajkovski" në Shkup, Teteksi arriti të mposht skuadrën e Osogovës me rezultat 6:1 dhe të qëndrojë në Ligën e Dytë.

Në stadiumin e qytetit të Tetovë, skuadra e Bashkimit ishte bindëse ndaj Vëlazërimit dhe arriti të fitoi me rezultat 3:0.

Pra, Kumanova u kthye në ligën e dytë.

Ndryshe, kjo ndeshje në fillim u ndërpre për disa minuta për shkak se një tifoz u sëmurë, kështu që është dashur të ndërhyjnë mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat