“Shqiponjat” gjermane firmosin me talentin e PSG-së

Futboll

“Shqiponjat” gjermane firmosin me talentin e PSG-së

Më: 30 maj 2023 Në ora: 13:59
Xhunior Dina Ebimbe

Pas nënshkrimit përfundimtar, me anësorin gjerman, Filip Maks, “shqiponjat” e Aintraht Frankfurtit kanë konfirmuar ditën e sotme dhe një afrim tjetër për këtë merkato vere, teksa kësaj radhe në “shënjestrën” e gjermanëve ishte talenti francez i akademisë së PSG-s, Erik Xhunior Dina Ebimbe.

I pozicionuar në krahun e djathtë të mesfushës, Dina Ebimbe ishte në huazim përgjatë gjithë sezonit te skuadra gjermane, teksa në 19 paraqitjet e zhvilluar në Bundesliga gjeti 3 herë rrugën e rrjetës, si dhe prodhoi një asist për shokët e tij të skuadrëës.

Edhe pse numrat nuk duken bindës të futbolldashësit, paraqitjet e tij në fushën e lojës kanë mjaftuar që francezi të pëlqehet nga bordi i “shqiponjave”.

Ndërkaq, kujtojmë gjithashtu se zyrtarimi i 22-vjeçarit francez u prezantua ditën e sotme nga klubi gjerman, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Tuitter”, me kontratën që ka një afat skadence deri në verën e vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat