Kryetari i Kumanovës, përgëzon KF Bashkimin

Futboll

Kryetari i Kumanovës, përgëzon KF Bashkimin

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:51
KF Bashkimi

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot në zyrën e tij ka pritur përfaqësuesit  e KF Bashkimi.

“Sot u takova me përfaqësuesit e klubit FC ‘Bashkimi 1947’ – Kumanovë, i cili kaloi nga Liga e Tretë Veri në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë.

Kryetarit të klubit, Armend Destani, portierit Luka Stojkovski dhe kapitenit Mergim Lutfiu, të cilët sot ishin në zyrën time, si dhe gjithë klubit, i urova suksese në sezonin e ardhshëm garues”, ka deklaruar Maksim Dimtrievski.

Bashkimi ditë më parë e siguroi kualifikimin në Ligën e dytë të RMV-së, pas triumfit në balotazh ndaj Vëllazërimit të Kërçovës me rezultat 3-0, në takimin e luajtur në stadiumin e qytetit në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat