Guardiola i rikthehet çështjes së racizmit

Futboll

Guardiola i rikthehet çështjes së racizmit

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:57
Guardiola

Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga sulmet raciste ndaj Vinisius Zhunior, çështja është ende e nxehtë. Shumë figura të njohura spanjolle janë të mendimit se kjo situatë do të ndryshojë por Guardiola nuk është besimplotë.

I pyetur për diçka të tillë, Gaurdiola u shpreh se nuk është shumë optimist.

Në një komunikim me mediat, Guardiola ka bërë edhe një krahasim të kampionatit spanjoll me atë anglez.

“Këtu ka shumë gjëra strikte. Racizmi nuk është problem në një vend specifik por në të gjithë botën.

Ne besojmë se vendi dhe gjuha jonë janë më të mira se të tjerat por në fakt sa më shumë të udhëtosh, aq më mirë e kupton se jemi të njëjtët.

Ky mund të jetë një rast i mirë për të bërë një hap të vogël para, por nuk kam shumë besim.

Nuk jam optimist”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat