Milani afër marrëveshjes

Futboll

Milani afër marrëveshjes

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:24
Ruben Loftus-Cheek

Milani është afër që të sigurojë shërbimet e Ruben Loftus-Cheek.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raportoi se klubi italian është afër marrëveshjes me anglezin për një kontratë afatgjate.

Tani, bisedimet mes Milanit dhe Chelseat janë duke vazhduar për të arritur marrëveshje të plotë rreth çmimit të transferimit.

Të gjitha palët thuhet se janë shpresëdhënëse dhe optimiste se kjo lëvizje do të realizohet.

27-vjeçari me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Loftus-Cheek në tregun e transferimeve vlerësohet me 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat