Demi falenderon tifozët: Ky titull është për ju

Futboll

Demi falenderon tifozët: Ky titull është për ju

Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:13
Demi

Partizani u shpall kampion për herë të 17-të në Shqipëri, një trofe pas një sezoni të gjatë të cilin e ngritën ditën e fundit të kampionatit me një fitore në shtëpi, në “Arenën e Demave”.

Për këtë titull të fituar, ka reaguar edhe presidenti i klubit, Gazment Demi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit…

Dua të uroj fillimisht gjithë ata që kontribuuan në këtë titull të 17-të, gjithë familjen Partizani, nga i pari tek i fundit në klub…

Por, sot në mënyrë të veçantë, dua të falënderoj dhe të uroj tifozerinë tonë të zjarrtë.

Ky titull është për JU. Jeni shpirti, zemra dhe grinta e këtij ekipi KAMPION.

Faleminderit që jeni sjellë në mënyrë korrekte gjatë gjithë sezonit, ashtu si i ka hije tifozerisë së kuqe.

“Arena e Demave”, të hënën e 29 Majit ishte flakë e kuqe, ashtu si unë e kam ëndërruar që në startin e këtij projekti.

Jeni KAMPIONË EDHE JU! Jemi një familje…

Ju përqafoj të gjithëve. Respekt maksimal, Gaz Demi! PMTP”, shkruhet në postimin e Demit në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat