Lëshohet urdhër-arrest për Douglas Costan

Futboll

Lëshohet urdhër-arrest për Douglas Costan

Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:53
Douglas Costa

Një urdhër-arresti është lëshuar për sulmuesin e krahut të LA Galaxy, Douglas Costa në lidhje me dështimin për të paguar mbështetjen e fëmijëve.

Costa aktualisht është duke luajtur në Major League Soccer (MLS) në Amerikë me LA Galaxy, në formë huazimi nga skuadra e Gremios si lojtar i caktuar.

Urdhri u lëshua nga Gjykata e 8-të Familjare e Porte Alegre, në Brazil të premten, më 26 maj dhe do të thotë se Costa do të arrestohet nëse kthehet në atdheun e tij, siç bëhet e ditur nga “GZH”.

Avokati i Costas, Sergio Queiroz, ka thënë se lojtari po kërkon të apelojë vendimin në mënyrë që drejtësia të vendoset.

31-vjeçari ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kur nënshkroi për LA Galaxy në shkurt të vitit 2022, por ka bërë vetëm katër paraqitje këtë sezon dhe u përjashtua me karton të kuq në humbjen 3:0 ndaj Houston.

Costa u kthye në Gremio në vitin 2021 pas një dekade në Evropë, ku luajti dhe fitoi tituj të ligës me Shakhtar Donetsk, Bayern Munich dhe Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat