Bardhi shënon në kampionatin turk 

Futboll

Bardhi shënon në kampionatin turk 

Nga: K. G. Më: 30 maj 2023 Në ora: 21:35
Bardhi

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar për fitoren e Trabzonspor-it në udhëtim me rezultat 4:2 ndaj Giresunspor-it.

Bardhi ka realizuar në minutën e 34-të për epërsinë 0:2 të skuadrës së tij.

Bardhi u zëvendësua në minutën e 83-të.

Pas javës së 36-të në elitën e futbollit turk, Trabzon renditet në vend të 6-të me 54 pikë dhe Giresunspor është në të 16-tin me 34 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat