Sedolski dhe Vllaznia ndajnë rrugët

Futboll

Sedolski dhe Vllaznia ndajnë rrugët

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:24
Sedolski

Klubi shkodran i Vllaznisë dhe trajneri Goce Sedloski nuk do të vazhdojnë më punën së bashku.

Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë me anë një njoftimi në Facebook.

Kontrata e teknikut maqedonas me klubin ka përfunduar dhe është vendosur që të mos rinovohet më.

Vllaznia e përfundoi sezonin në vendin e katërt, në një pozicion që i bën të mundur kualifikimin për në Europë./h.ll/abcnews.al

Njoftimi i plotë

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar.

Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat