Trajneri i njohur drejt Vllaznisë

Futboll

Trajneri i njohur drejt Vllaznisë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:48
Ardian Nuhiu

Goce Sedloski nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë dhe vetë klubi shkodran e ka njoftuar diçka të tillë.

Vllaznia mund t’i besojë stolin për sezonin e ri, që e nis me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, një shqiptari nga Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Ardian Nuhiu, i cili prej pak muajsh është pa skuadër, ndërsa së fundmi ka qenë në negociata për të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës.

Mediat në shtetin fqinj kanë raportuar së marrëveshja mes Nuhiut dhe klubit tetovar ka dështuar me këta të fundit që janë shumë pranë firmës me Orges Shehin, ndërsa burime pranë drejtuesve të Vllaznisë, bëjnë të ditur se kanë nisur bisedimet me trajnerin nga Shkupi.

Ai ka drejtuar me sukses Dritën e Gjilanit në Kosovë, duke e shpallur edhe kampione në sezonin 2019-2020. Karriera e Nuhiut si trajner ka nisur te Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat