Pedri: Nuk mendoj shumë për këtë

Futboll

Pedri: Nuk mendoj shumë për këtë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:05
Pedri

Ambicia për të qenë më i miri duket se është gjithmonë rruga e duhur për t’u ndjekur.

Pedri, mesfushori i Barcelona-s, ka folur për objektivat e tij me rastin e një eventi të prganizuar nga Ok Mobility duke theksuar se për të janë më të rëndësishëm sukseset e ekipit, por edhe se fitorja e çmimeve individuale nuk do të ishte aspak keq…

“Dua të fitoj sa më shumë të jetë e mundur me skuadrën time dhe kombëtaren.

Në nivel personal, nuk i kam vënë kurrë vetes sfida”, ka saktësuar Pedri.

“Për shembull, nuk mendoj për një Top të Artë ose një trofe individual, por kërkoj gjithmonë të përmirësohem për të qenë një ditë në atë nivel.

“Fitorja e një trofe të tillë do të ishte me të vërtetë një çmenduri, por unë nuk ia vë vetes si objektiv.

Kam fituar një çmim Kopa dhe një Golden Boy, që mendoj se janë trofe që jo të gjithë kanë mundësinë t’i fitojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat