Guardiola shpallet më i miri në Premier League

Futboll

Guardiola shpallet më i miri në Premier League

Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:05
Guardiola

Pep Guardiola ka fituar çmimin e trajnerit të vitit në Premier League.

Kjo është hera e tretë që trajneri i Manchester City-t e merr këtë vlerësim pas atyre në 2018-ën dhe 2021-shin.

Në faqen zyrtare të Citizens janë publikuar edhe fjalët e trajnerit që ka fituar përsëri kampionatin anglez dhe është në garë për Kupën e Anglisë dhe Champions League:

“Do të doja të falënderoja të gjitha ata që kanë qenë të përfshirë për këtë çmim që kam fituar.

Para së gjithash, dua ta ndaj këtë vlerësim me të gjithë kolegët e mi që ishin kandidatë.

“Të gjithë ata kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm.

Zakonisht ky trofe jo për sa je i mirë si trajner, por për faktin se fiton. Jam në një skuadër futbolli të pabesueshme dhe kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen që kam marrë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Natyrisht dua t’i falënderoj të gjithë lojtarët për punën e pabesueshme që kanë zhvilluar në këtë sezon”, ka thënë Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat