Një mbrojtës në bisedime me Partizanin për sezonin e ardhshëm

Futboll

Një mbrojtës në bisedime me Partizanin për sezonin e ardhshëm

Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:27
Stivian Janku

Stivian Janku do të dalë ditën e nesërme lojtar i lirë.

Mbrojtësit, që është pjesë e Bylisit dhe është aktivizuar gjysmën e kampionatit, i përfundon kontrata me mallakastriotët, edhe pse nuk ka zbritur në fushë që prej fundit të muajit shkurt.

Problem mes tij dhe Bylisit është bërë çështja e kontratës, teksa iu ofrua rinovimi dhe Janku nuk pranoi.

Kjo ka bërë që Bylisi të mos e grumbullonte më në ekip mbrojtësin, i cili u thirr edhe nga Edi Reja në ekipin kombëtar për dy miqësoret me Katarin dhe Arabinë.

Ndërkohë sirena të reja po bien për 25-vjeçarin.

Partizani shihet si destinacioni i mundshëm për të ardhmen e delvinjotit.

Burime pranë klubit të kuq raportojnë se mes palëve ka pasur kontakte dhe mund të shkohet drejt një marrëveshjeje.

Stivian Janku ka dalë nga akademia e kuqe dhe ka luajtur edhe me ekipin e parë të Partizanit dhe do të bëhej fjalë për një rikthim, duke qenë se ka një pëlqim mes palëve dhe në vazhdim do të shihet edhe se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat