Policia e Ferizajt interviston gjyqtarët e ndeshjes Ferizaj - Dukagjini?

Futboll

Policia e Ferizajt interviston gjyqtarët e ndeshjes Ferizaj - Dukagjini?

Më: 31 maj 2023 Në ora: 17:11
Ferizaj

Gjyqtarët e ndeshjes Ferizaj – Dukagjini në krye me Mervan Bejtullahun, janë intervistuar nga Policia e Ferizajt.

Pritet të intervistohen edhe disa persona të tjerë, lojtarë dhe zyrtarë të të dyja klubeve.

Ndeshja Ferizaj – Dukagjini, dyshohet se ishte e kurdisur dhe po hetohet nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Ferizaj.

Ferizaj arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes me një gol që u komentua jashtëzakonisht shumë, duke e siguruar barazhin dhe duke shpëtuar nga rënia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat