Të premten fillon edicioni i 18-të turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15 ‘Tetova 2023’

Futboll

Të premten fillon edicioni i 18-të turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15 ‘Tetova 2023’

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 31 maj 2023 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Duke filluar nga 1 deri më 4 qershor , qyteti i Tetovës është nikoqire e edicionit të 18-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, me moton “Tetova 2023”, ku  do të marrin pjesë ekipet të reprezentacionit të qyteteve Durrës, Pejë, Ulqin, Bujanoc dhe nikoqiri Tetova.

Ekipet  e qyteteve në Tetovë mbërrin më 1 qershor (e enjte), nga  ora  16:00, deri më ora 18:00. Fëmijët do të akomodohen tek moshatarët e  tyre nxënë të shkollave  fillore “Migjeni”, Kirili e Metodi”, “Naim Frashëri” dhe “Istikball”, ndërsa përcjellësit do te vendosen në hotel. Të shtunën në ndeshjen finale pritet edhe  ardhja e  kryetarëve të qyteteve pjesëmarrëse

Pra, ky manifestim  sportive në veçanti futbolli ka luajtur dhe po vazhdon të ketë një rol të pazëvendësueshëm në njohjen me të tjerët, në afrimin mes njerëzve dhe në promovimin e vlerave njerëzore.

Pikërisht në këtë frymë është edhe Turneu mbarëkombëtarë i futbollit për fëmijë U-15, që mbahet në pesë qytete, në Durrës, Tetovë, Ulqin, Pejë dhe Bujanoc. Ky turnir është një mundësi e mirë për të kultivuar frymën e njohjes dhe lojën e futbollit te gjeneratat më të reja. Është një mundësi e mirë për t’u shoqëruar fëmijët, për të këmbyer mes tyre vlerat e futbollit, por edhe vlerat e shumëllojta të hapësirave nga vijnë.

Hapja solemne do të mbahet të premten më fillim në orën 10:00, në stadiumin te Qendra Sportive në Tetovë. 
Mirë se vini në edicionin e 18-të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë U-15 në “TETOVA 2023”  .

Ekipet pjesëmarrëse tanimë kanë publikuar emrat e futbollistëve që do të përfaqësojnë qytetet e tyre.

Tetova: Bleron Rexhepi, Lavdrim Abdii, Vllazrim Ibraimi, Muhamedin Ameti, Erion Muharemi, Xhemisad Rushiti, Jetmir Ameti, Visar Zulbeari, Mixhait Kasami, Lavdrim Kasami, Anes Abduramani, Emre Emini, Ari Maksuti, Soner Rakipi, Etnik Bexheti, Refet Limani,  Genc Jakupi, Aldin Fetai, Rinis Aliti, Agon Selmani. 
Trajner Islam Ibraimi, koordinator Muzafer Livoreka.

Durrësi: Darsi Prodani, Endri Qosja, Ferliks Meta,  Etrit Gjuzi, Rubin Hasanbelli, Albion Hasanbelli, Eljano Qorasi, Sergio Huna, Olken Horanlli, Grei Kuqi,  Marvi Xha, Aleks Muharemi, Endri Lufo, Jurgen Kadrimi, Fernando Kuci, Redi Teferiçi,  Naim Gripshi,  Erald Dervishi.

Trajner Lutfi Sejdini, Koordinator Eduart Salillari.

Bujanoci: Eron Jonuzi, Yll Memishi, Leart Shkodra, Altin Sulejmani, Leutrim Jusufi, Shaban Nexhibi, Eldi Rashiti, Erin Sherifi, Viold Limani, Omer Muharemi, And Xhelili, Samir Limani, Sulejman Avdiu, Florent Mustafi, Uvejs Fetahi, Labinot Selimi,  Emrush Haliti, Erjon Nazifi. Trajner AdmirIbraimi, përgjegjës Faruk Nazifi.

Ulqini: Florian Karamanaga, Xhenis Milla, Xhenan Karamanaga, Damir Rexhoviq, Nikolla Sellçanin, Valdrim Behrami, Xhenan Hakanjin, Liburn Lazoja, Dorijan Alaj, Vuk Dulloviq, Anes kurti, Amar Muratoviq, Armin Gurzakoviq, Amar Bakalli, Daris Radonçiq, Nikolas Selçanin, Latif Milla, Besart Elez Aga. 

Trajner Mehmet Divanoviq, kryetar Skënder Rexha. 

Peja: Joni Bytiqi, Enar Dejolli, Andi Avdija, Dervish Berisha, Vleart Gashi, Altin Svrka,  Adonis Iberdemaj, Bleonit Kabashi, Yll Berisha, Jasin Bogaj, Amar Tigani, Lorik Metaj, Amar Bakraqi, Diell Veseli, Ayrent Morina, Sokol Rama, Bleron Lajqi, Adrian Avdyli

Trajner Fetim Kasapi,  koordinator Valdet Shoshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat