Mendilibar ua plas troç drejtuesve

Futboll

Mendilibar ua plas troç drejtuesve

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:34
Mendilibar

Në vetëm 16 ndeshje në krye të Sevilla, Jose Luis Mendilibar bëri gjithçka. 62-vjeçari shpëtoi një sezon plot oshilacione. Jo vetëm kaq pasi arriti edhe objektivat maksimal të vendosur nga klubi.

Për herë të shtatë andaluzianët fituan trofeun e Europa League, duke triumfuar në të gjithë finalet e luajtura.

Ky sukses ishte tepër i veçantë pasi erdhi kundër skuadrës së Jose Mourinhos, një ekspert i dueleve finale.

“Ende nuk e besoj që kemi fituar, por ne luftuam dhe trofeu i Europa League është i yni. Ndeshjen e nisëm keq, pasi nuk depërtuam shumë në zonën e Romës.

Por fraksioni i dytë ishte një tjetër simfoni. Arritëm të shkonin shpesh herë në zonën e tyre dhe barazuam rezultatin. Për sa i përket penalltive, lojtarët ishin të caktuar.

Megjithatë, ata e ndryshuan vetë rendin mes tyre gjatë zhvillimit të penalltive“, deklaroi trajneri spanjoll. Kontrata e Mendilibar me Sevilla përfundon me 30 qershor, por një gjë e tillë nuk e shqetëson.

62-vjeçari është i qetë sa i përket së ardhmes. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por tani duhet ta shijojmë këtë moment me të gjithë tifozët tanë. Ndihem shumë mirë këtu. Është e mrekullueshme të punosh me këta lojtarë.

Do të ishte një çmenduri të mos vazhdoja! Megjithatë ende nuk e di nëse do të rinovoj apo jo, por edhe unë nuk e kam mendjen aty tani. Puna u krye mirë dhe kaq.

E vlerësoj mundësinë që më ka dhënë klubi”, u shpreh Mendilibar, i cili vijoi traditën fantastike të skuadrës spanjolle në Europa League. Me shtatë finale të luajtura, dhe të gjitha të fituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat