Busquets: Më kërkuan që të rinovoja në janar

Futboll

Busquets: Më kërkuan që të rinovoja në janar

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:51
Busquets

Sergio Busquets po kalon një javë të veçantë, të fundit si lojtar i Barcelonës.

Mesfushori ka dhënë një intervistë për “Barça TV” nga ku ka zbuluar arsyen pse vendosi të mos rinovonte, por të largohej nga katalanasit.

“Doja të prisja Kupën e Botës, ishte e qartë se ishte e fundit dhe doja ta përfundoja me Spanjën si fillim. Më pas u përqendrova te Barça dhe vendosa, në janar peshova të mirat dhe të këqijat.

E mendova me vete fola dhe gruan time. Unë kam qenë këtu që në moshën 15-vjeçare, nuk kam lëvizur kurrë, isha duke u stërvitur dhe shokët e stafi më thanë që duhej të rinovoja të paktën edhe një vit. Këto janë gjëra që të bëjnë të dyshosh, por në fund vjen një moment kur thua ‘

Kam 15 vite këtu, jam i privilegjuar sepse kam luajtur për klubin më të mirë në botë’. Tani do të nis një eksperiencë e re, me familjen time”-tha Busquets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat