Chelsea rivalizon top-klubet evropiane për Asensio-n

Futboll

Chelsea rivalizon top-klubet evropiane për Asensio-n

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 13:01
Asensio

Chelsea është klubi i radhës që ka hyrë në garë për anësorin e Real Madridit, Marco Asension.

Spanjolli brenda pak ditësh mbyll kontratën me ‘Los Blancos’. Reprezentuesi i Spanjës ka refuzuar ofertën e re të madrilenëve dhe kërkon sfidë të re.

Manchester City, Arsenal, PSG-ja, Aston Villa, Juventusi dhe Bayern Munich, janë klubet që prej kohësh e kërkojnë Asension, por tani sipas medieve britanike, edhe Chelsea ka hyrë në garë për lojtarin.

Menaxheri i ri i ‘Bluve’ të Londrës, Pochettino thuhet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij, që nisin negociatat me lojtarin për transferimin e tij në ‘Stamford Bridge’.

Top-klubet evropiane duket se do të zhvillojnë garë të ‘nxehtë’ për anësorin spanjoll, i cili gjatë kësaj verë do të bëhet me klub të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat