Galtier: Messi luan të shtunën sfidën e fundit me PSG-në

Futboll

Galtier: Messi luan të shtunën sfidën e fundit me PSG-në

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:29
Galtier e Messi

Lionel Messi do të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit me fanellën e PSG kundër Cremont. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i klubit parisien, Christophe Galtier.

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.

Kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes dhe shpresoj që të pritet në mënyrën më të ngrohtë”, u tha Galtier gazetarëve.

Messi ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 20 asist me PSG në të gjitha kompeticionet me fanellën e PSG, gjatë këtij sezoni.

“Këtë sezon ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, gjithmonë në dispozicion.

Nuk mendoj se asnjë nga komentet apo kritikat janë të justifikuara. Ishte privilegj i madh ta kesh atë në skuadër”, shtroi strategu i parisienëve.

E ardhmja e Messit ka qenë shpesh herë temë diskutimi në media. Shumë endojnë se ai do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite me Al Hilal, që i ka ofruar një kontratë të majme, 400 milionë euro për dy sezone..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat