Tudor ndahet me Marseillen

Futboll

Tudor ndahet me Marseillen

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:54
Tudor

Igor Tudor i njoftoi drejtuesve të klubit të Marseille këtë mëngjes se nuk ka ndërmend të vazhdojë aventurën e tij te skuadra franceze.

Megjithatë, edhe pse me një vit ende në kontratë, trajneri kroat ka vendosur të bëjë një hap pas dhe sot pasdite, në një konferencë për shtyp, do të shpjegojë arsyet e vendimit të tij.

Tudor është një emër në listën e Juventus nëse Allegri dhe Elkann ndahen së bashku në ditët në vijim.

Ende nuk është marrë një vendim nga klubi bardhezi për të ardhmen e Allegrit.

Tudor shihet si pasardhësi i teknikut italian te stoli i Juventusit, gjë të cilën trajneri kroat e ka pritur gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat