Miliarderi finlandez kërkon të blejë Interin

Futboll

Miliarderi finlandez kërkon të blejë Interin

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 15:57
Thomas Zilliacus

Thashethemet për të ardhmen e klubit të Interit nuk shuhen.

Emri i ri që së shpejti mund të paraqesë një ofertë në tryezën e Steven Zhang është lançuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila citon burime të njohura me këtë çështje.

Ai është sipërmarrësi finlandez, Thomas Zilliacus.

Finlandezi po shqytron një ofertë për klubin zikaltër.

Burimet e cituara pohojnë dhe saktësojnë se aventura e jashtëzakonshme e Interit në Champions League e ka përshpejtuar këtë skenar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat