Kastrioti nuk mbijetoi në elitë

Futboll

Kastrioti nuk mbijetoi në elitë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:11
Kastrioti

Kastrioti nuk ia doli të mbijetonte në elitë këtë sezon dhe nga viti i ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Krutanët pritet të përfshihen nga disa lëvizje të futbollistëve në merkato teksa ai që mbyll zyrtarisht pas dy vitesh aventurën me Kastriotin është Bedri Greca.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, sulmuesi falenderon drejtuesit e klubit për mundësinë, shokët e skuadrës ndërsa shton se largohet me krenari pasi në fushë dha gjithçka për fanellën e Kastriotit: “Këtu mbaron rrugëtimi im me ekipin e Kastriotit. 2 vite plot suksese, largohem me krenari sepse dhashë gjithçka kisha, duke e përfaqësuar denjësisht fanelën që mbajta veshur.

E uroj ekipin e Kastriotit të kthehet sa më shpejt në elitën e futbollit.

Falënderoj vëllezërit, edhe shokët e mi të ekipit, stafin teknik në veçanti. Emiljano Çela dhe Bekim Kuli për 2 vitet e mrekullueshme që kaluam bashkë, drejtorin dhe presidentin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat