Reali në kërkim të pasuesit të Benzemas?

Futboll

Reali në kërkim të pasuesit të Benzemas?

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:22
Kai Havertz

Real Madridi raportohet se është hedhur në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi Karim Benzema, i cili ka në tavolinë një mega-ofertë nga Arabia Saudite, duket se brenda pak ditëve do t’i jep lamtumirën skuadrës madrilene.

Largimi i mundshëm i francezit nga ‘Bernabeu’, ka bërë që krerët e Realit të kërkojnë një pasues të Benzemas.

Në mesin e disa sulmueseve, në listën e skuadrës ‘merenguese’ është edhe sulmuesi i Chelsea-s, Kai Havertz.

“Madridi dëshiron të blejë gjermanin e Chelseas për shkak të moshës së re dhe shkathtësinë e tij, pavarësisht vendimit të Benzemas”, shkruajnë mediet spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat