Palmeiri: Ndaj Fiorentinës ndeshje e bukur

Futboll

Palmeiri: Ndaj Fiorentinës ndeshje e bukur

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 22:56
Emerson Palmeiri

Lojtari i West Ham, Emerson Palmeiri, foli për “Sky Sport” gjatë ditës së organizuar mediatike, ku ndali te finalja e Conference League ndaj Fiorentina.

“Do të jetë një ndeshje shumë interesante, ata kanë një stil sulmues, por ne vrapojmë shumë. Pres shumë gola, shpresojmë të shënojmë një më shumë se ata.

Ndeshja është shumë e rëndësishme, për ne dhe për klubin.

Ne po përgatitemi për të në mënyrën e duhur, kanë mbetur edhe 5-6 ditë dhe duhet të punojmë në detaje.

Në finale janë ata që bëjnë diferencën, do të bëjmë gjithçka për të hequr çdo dyshim. Duk duhet të bëjmë gabime në një lojë si kjo.

Humbja e Romës në finalen e Europa League? Ishin shumë afër fitores, unë u mërzita për ta si gjithmonë dhe kam një marrëdhënie të mrekullueshme me tifozët dhe klubin e tyre. Fatkeqësisht ata nuk arritën të fitojnë, është pjesë e futbollit. Jam i sigurt që do të bëjnë edhe më mirë sezonin tjetër”, është shprehur Emerson, ish-lojtari i Romës dhe aktualisht i West Ham..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat