Liria po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë të barazhit.
Në ndeshjen vendimtare për inkuadrim në Superligën e Kosovës, prizrenasit do të takohen nesër (15.00) me Ferizajn, që ishte pjesë e elitës këtë sezon.
Drejtori i Administratës në këtë komunë, Edin Shehu, ka marrë iniciativën që qyteti të dielën të vishet me ngjyrat bardh e zi.
Gjithashtu, në objektin e komunës së Prizrenit është vendosur logo e klubit të Lirisë.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe faqja zyrtare e klubit nga “Përparim Thaçi”.