Messi ka një tjetër opsion në Premier League

Futboll

Messi ka një tjetër opsion në Premier League

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 15:30
Messi

E ardhmja e Lionel Messit mbetet një nga temat më të diskutuara në botën e futbollit.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë po largohet nga PSG, gjë që u bë e ditur të shtunën. Por ku do ta vazhdojë karrierën Messi?

Thashethemet e lidhin argjentinasin 35-vjeçar me Barcelonën, Al-Hilal, Inter Miami dhe madje edhe Chelsea.

Sipas Goal, duke cituar gazetarin Pablo Gravellone, Messi ka një tjetër mundësi në Premier League, Newcastle.

Vlen të thuhet se Newcastle pas ndërrimit të pronarëve ka mundësi të mira financiare.

Plus sezonin e ardhshëm skuadra do të luajë në Champions League për herë të parë pas 20 vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat