Seferi gjen rrugën e rrjetës në Ukrainë

Futboll

Seferi gjen rrugën e rrjetës në Ukrainë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 16:22
Taulant Seferi

Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës me Vorskla Poltavën në kampionat teksa shënoi në minutën e 37-të të ndeshjes shtëpiake ndaj Shakhtar Donetsk.

Sulmuesi i kombëtares u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke regjistruar në këtë formë golin numër 14-të në kampionat.

Në fraksionin e dytë, Vorskla shënoi edhe golin e dytë duke e fituar ndeshjen me shifrat 2-1.

Falë këtij triumfi skuadra e Vorsklës ngjitet në vendin e pestë të klasifikimit që i garanton pjesëmarrjen në turet kualifikues të Conference League.

Në këtë sezon, Seferi ka rezultuar si një prej futbollistëve më të rëndësishëm për ukrainasit teksa falë golave të shqiptarit skuadra është në pozicionet e larta të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat