Nagelsman pranë stolit të PSG-së

Futboll

Nagelsman pranë stolit të PSG-së

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 17:01
Nagelsman e Henry

PSG ka zgjedhur Julian Nagelsman si trajnerin e ri.

Ky është lajmi i cili vjen nga Franca, ku mediat kryesore kanë raportuar për një takim të drejtuesve parisienë me teknikun gjerman, i cili shihet si emri i duhur për të marrë drejtimin e klubit.

“L’Equipe” ka bërë të qartë se edhe trajneri është i interesuar për të drejtuar parisienët, edhe pse këto të fundit ende nuk kanë marrë zyrtarisht vendimin për shkarkimin e Kristof Galtie.

Raportohet se Nagelsman ka filluar të përgatitë stafin e tij për këtë aventurë të re, pjesë e të cilës pritet të jetë edhe legjenda franceze Tierri Henri.

Ky i fundit parashikohet të jetë bashkëpunëtori i Nagelsman në këtë rrugëtim, ku objektivi kryesor që i kërkohet do të jetë të ndërtojë një skuadër të denjë për të fituar Ligën e Kampioneve.

Me largimet e shumë emrave të njohur gjatë verës dhe me dyshimet për të ardhmen e Mbape, sheikët e Katarit mendojnë se kjo është lëvizja e duhur për të bërë përsëri tërheqës projektin e tyre për emrat e njohur të futbollit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat