Deliallisi emocionohet pas fitores

Futboll

Deliallisi emocionohet pas fitores

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 20:01
Deliallisi - djathtas

Erzeni ka mposhtur sot Korabin me rezultatin 2-1 dhe siguron qendrimin në “Abissnet Superiore“.

Koha e rregullt u mbyll në baraspeshë 1-1, ndërsa fituesi i “play out“-it u përcaktua në kohën shtesë. Mehmeti dërgoi shifrat në 2-1 në minutën e 93-të dhe preu kështu biletën e shijakasit për në Superiore. 

Deliallisi (Erzeni), tha:  “Kam një javë që nuk i kam bërë 6 orë gjumë bashkë. Falenderoj djemtë.

Janë heronj të vërtetë. Gjej mundësinë të falenderoj Xhevahir Kapllanin për besimin që më dha. Do i jem mirënjohës gjithnjë. Kishte shumë emocione, ndeshja ishte e lu.ftuar.

Besoj se presioni ishte te ne. Lojtarët janë heronjtë e këtij qyteti, ata kanë bërë historinë. Ishin momente emocionuese. Ndeshja s’kishte fund. Çdo sekondë që kalonte, shikoja orën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat