Atletico Madrid barazon në Villareal

Futboll

Atletico Madrid barazon në Villareal

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2023 Në ora: 20:32
Atletico Madrid

Atletico Madridi kthehet me një pikë nga VIlareali.

Madridasit barazuan me rezultat 2:2 me Villarealin.

“Nëndetësja e verdhë” ia doli të marrë një pikë në javën e fundit ndaj skuadrës së trajnerit Diego Simeone. 

Jackson në minutën e 9-të shënoi për vendasit. 

Megjithatë Atletico këndellet dhe ka realizua dy gola përmes futbollistëve Correa (18' e 56-të) dhe të dy herët ka asistuar Griezmann.

Në minutën e 90+3, Pascual ka barazuar rezultatin 2:2.

Atletico përfundon në vend të tretë me 77 pikë dhe Villareali në të  pestin me 64 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat